Rita Ora në romancë me Zayn Malik?Rita Ora dhe Zayn Malik kanë darkuar bashkë në një restorant në Hollywood.Kjo vjen jo shumë kohë pasi Rita kishte thënë se Malik është i mrekullueshëm.

24 vjeçarja dhe 22 vjeçari, kanë mbëritur në një restorant japonez dhe kanë zbritur nga i njëjta veturë.

Andaj lindën dyshimet për një romancë mes tyre.Mirëpo, duket se kjo nuk është e vërtetë, transmeton Gazeta Kosova Sot Online.

Një burim i afërt ka thënë për MailOnline se dyshja kanë qenë aty për një organizim nga disa anëtar të menaxhmentit.

“Nuk ka asgjë në mes të Ritës dhe Zayn”, është shprehur burimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here