Rita Ora në lidhje me Travis BarkerRita Ora raportohet se është në lidhje me frontmenin e grupit “Blink 182”, Travis Barker.Sipas “US Weekly”, këngëtarja shqiptare është duke shijuar ditët e para të lidhjes me këngëtarin amerikan dhe së fundmi janë parë bashkë në një ndeshje të basketbollit.

“Rita iu afrua e para dhe që nga ajo kohë ata janë së bashku. Atij i pëlqejnë femrat interesante dhe ajo është shumë e bukur”, ka thënë ky burim për revistën amerikane, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se Frontmeni 39-vjeçar ka qenë i martuar me Shanna Moakler nga viti 2004 deri më 2009.Këngëtarja së fundmi është ndarë nga i dashuri i saj Ricky Hilfiger ndërsa më parë ka qenë në lidhje edhe me Calvin Harris.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here