Rita Ora në gjykatë më 6 qershorKëngëtarja Rita Ora mund të detyrohet të dëshmojë në gjykimin e hajnit të akuzuar për vjedhjen e mallrave në vlerë prej 200 mijë funteve në shtëpinë e saj në Londër.

Charaf Eddine Elmoudden nga Stonebridge është akuzuar për vjedhje të stolive, kompjuterëve, dhe rrobave në shtëpinë e këngëtares më 28 nëntor.

26 vjeçari u mbajt në paraburgim, pasi nuk kishte pranuar fajin për një akuzë të vjedhjes në gjykatën Harrow Crown.

Gjyqi do të mbahet më 6 qershor dhe pritet të zgjasë deri në tri ditë.

Prokurori Mark Kinsey ka konfirmuar se këngëtarja Rita dhe motra e saj Elena mund të detyrohen të dëshmojnë për këtë rast.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here