Ajo ka një agjendë mjaftë të ngjeshur dhe gjithmonë është duke fluturuar nga një shtet në tjetrin, për koncerte, intervista, e angazhime të shumta.

Këngëtarja, Rita Ora, po qëndron këto ditë në New York, për disa projekte të saja. Ajo ka postuar një fotografi nëpër rrugët e New York-ut, e veshur me një pallto të kuqe gjer në fund të këmbëve.

“Alice në botën e çudirave”, ka përshkruara Rita fotografinë e saj. Rita po jeton sukseset e saja të njëpasnjëshme në muzikë, ndërsa, së fundmi ajo është e nominuar për katër çmime në MOBO Awards dhe gjithashtu, është e nominuar në “MTV European Music Awards”, në kategorinë për artistë të rinj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here