Rita Ora ndrysheAjo po shijon një famë meteorike, duke përforcuar statusin e saj si një superstar duke qënë në rolin e gjyqtares së X Factor këtë vit në Britani. Dhe duket se Rita Ora ka qënë gjithmonë e destinuar për të qënë një yll, plot me besim që kur ka qënë e vogël, si një fëmijë i talentuar duke ëndërruar për gjëra të mëdha dhe më të mira.

Në një shkrim ekskluziv dedikuar Rita Orës, DailyMail na sjell foto të papublikuara më parë të një Rite të vogël, foto kur ajo studionte në shkollën Sylvia Young. Rita njihet menjëherë në fotot e saj të hershme nga buzëqeshja e ëmbël që e karakterizon dhe sot.

Me flokët brune kaçurele, natyrale pa tualet, ajo shfaqet e mrekullueshme. Këngëtarja nga Kosova ka qënë gjithmonë një bukuri natyrale, teksa ka bërë një seri fotosh me uniformën e shkollës së saj.

Rita përfundoi shkollën Sylvia Young Theatre School, ku janë shkolluar disa nga talentet më të mira britanike si Amy Winehouse dhe Billie Piper, dhe shumë shpejt nisi të bëjë emër në Londër.

Karriera e princeshës së popit mori hov n 2009, ku nënshkroi në kontratë me Roc Nation të reperti Jay Z, dh pjesa tjetër është një histori.

Por megjithatë jeta nuk ka ecur dhe aq mirë për Ritën. Prindërit e saj, Besnik dhe Vera, u larguan nga Kosova kur Rita ishte vetëm një vjeç. Bashkë me motrën e saj 3-vjeçare, Elena, vajzat u vendosën në një shtëpi derisa u vlerësua statusi i tyre. Në një ekstrakt të biografisë së saj të ardhshme Rita shpjegon: “Ne u dërguam në një shtëpi fëmijësh, unë dhe motra, pasi mami dhe babi ishin refugjatë, dhe po kështu dhe ne”

Rita tregon se prindërit e saj ishin shumë të kujdesshëm për karrierën në muzikë,saqë i ati i dha një ultimatum pasi ajo la shkollën. “Ose bëje ëndrren realitet brenda një viti, ose kthehu në kolegj”, i kishte thënë ai.

Bukuroshja bjonde rrëfen: “Nuk fola me ta për disa vite dhe kështu gjeta rrugën time. Ndihesha si të thuash: Kam nevojë të këndoj”. Prej 29 tetorit biografia e Ritës “Hot Right Now” është në libraritë e Britanisë.

/ Top Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here