Rita Ora nderohet me çmimin artistja më e njohur ndërkombëtarisht!Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ishte e pranishme në China Music Awards që është mbajtur në Hong Kong.

Përveç kësaj, Rita edhe njëherë bëri gjithë shqiptarët krenarë.

Rita në këtë ngjarje të madhe në Kinë u nderua me një çmim.

Lajmin e ka bërë të ditur motra e Ritës, Elena përmes një fotografie që ka postuar në rrjetet sociale.

Rita Ora është nderuar me çmimin si artisja ndërkombëtare më e njohur në Kinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here