Rita Ora na kthen në vitet e 60'taKëngëtarja e famshme Rita Ora sërish është në qendër të thashethemeve të medieve ndërkombëtare rozë.

Ajo është fotografuar me reperin Yoni Laham, për të cilin thuhet se është i dashuri i saj i ri, në rrugët e Los Angelesit në Ditën e të Dashuruarve, raporton “DailyMail”, transmeton koha.net.

Rita në fotografitë e paparacëve shkëlqen me stilin e saj të veçantë retro, me fanellë të shkurtër dhe me kapelë të veçantë të viteve ’60.

25-vjeçarja më parë ka qenë në lidhje me DJ-in Calvin Harris dhe Rob Kardashian, dhe për “lidhjen e re” qarkullojnë spekulime që nga fillimi i muajit shkurt.
ora

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here