Menjëherë pasi që dolën thashethemet që Jessie J nuk do të rikthehet në positën e saj si anëtare e jurisë në spektaklin e talentëve të rinj, “The Voice”, më të përmendurat për të zënë vendin e saj janë ish anëtarja e jurisë së “X Factor”, Cheryl Cole dhe këngëtarja Rita Ora e cila pak kohë më parë ka qenë musafire në të njëjtin spektakël.

Sipas “Star Magazine”, bossat e BBC janë shumë të dhënë pas këngëtares kosovare Ora dhe kanë menduar që menjëherë t’ia dërgojnë propozimin menaxherëve të saj.

Përveq Ritës dhe Cheryl, në listën e anëtarëve të mundësh të jurisë së “The Voice” janë edhe dy emra të tjerë të mëdhenjë të muzikës botërore si Anastacia dhe Dannii Minogue.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here