Pavarësisht se sa yje mund të jenë në skenë, sa të suksesshëm mund të jenë me këngët e tyre, prapë kritikohen kohë pas kohe sa i përketë veshjes dhe stilit.

Mediat amerikane një vëmendje të veqantë i kanë kushtuar mbrëmë veshjes së yjeve të muzikës të cilët morën pjesë në Video Music Awards.

Në listën e yjeve të cilët janë komentuar për veshjen më pa shije, bënë pjesë edhe Rita Ora, e cila ka shoqëruar këngëtarët e famshëm si Miley Cyrus, Taylor Swift, dhe Alicia Keys. Nuk është befasues fakti që në këtë list gjenden edhe 2 Chainz dhe Nicki Minaj.

Ja se çfarë shkruhej në njërën nga revistat prestigjioze amerikane për veshjen e Ritës.

“Na ka lënduar në zemër fakti që u detyruam të fusim Rita Orën në këtë list pasi që ne e duam shumë stilin e saj. Por në fakt e vetmja gjë e bukur në veshjen e saj ishte gjoksi i zbuluar i cili na mundësonte të shihnim diçka më shumë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here