Tash duket se gjithçka është e sigurt: këngëtarja londineze me rrënjë nga Kosova, Rita Ora do të zhvillojë një turne nëpër Gjermani në fillim të vitit të ardhshëm. Në janar 2013 ajo do të jetë mysafire speciale në turneun e madh evropian të super starit të R`n`B-së, këngëtarit Usher. Më 21 janar Rita do të paraqitet në skenë në Köln, ku do të paraqitet me hitin e saj “R.I.O” dhe me këngët tjera të albumit të saj debutues “Ora”, raporton portali Albinfo.

Gjatë këtij turneu Usher do të japë edhe disa koncerte në hapësirën gjermanofone, pra edhe jashtë Gjermanisë. Hamburgu do të jetë nikoqir më 19 shkurt, Stuttgarti më 3 mars, Zürichu më 4 mars dhe München më 12 mars.

Rita Ora, e cila për një kohë të shkurtër ka shpërthyer në majat më të larta të muzikës së popullarizuar të botës, është nominuar në disa kategori për çmimin e MTV-së “Ema”.

Ajo ka qëndruar tri herë me këngët e saj në  krye të toplistave britanike të muzikës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here