Rita Ora me të dashur të riMediat britanike raportojnë se Rita Ora tashmë ka filluar romancën me një mashkull. Megjithëse u tha se këngëtarja shqiptare flirtoi me ish-të dashurin e Nicole Scherzinger, Lewis Hamiltonin, del se këto ishin vetëm spekulime.

Sipas të përditshme londineze, Daily Mail, tani Ritës po i pëlqen reperi amerikan, Krept, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se Rita në të kaluarën publikisht kishte deklaruar se ishte në lidhje me vëllanë e Kimit, Rob Kardashian si dhe Calvin Harris.
Mbetet të shihet se kur do të përfundojë telenovela rreth të dashurve të Ritës, pasi që deri më tani kanë mbetur vetëm në suaza të supozimeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here