Befasitë nga këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, Rita Ora, nuk kanë të ndalur.
Ajo është bërë edhe një herë lajm i medieve botërore falë stilit parisien të veshjes që e ka përdorur të mërkurën, transmeton koha.
Bukuroshja 24-vjeçare dukej elegante në një kostum dypjesësh të zi dhe me një beretë elegante që i shkonte me syzet dhe vathët.
Fotografitë e Ritës u bënë teksa ishte duke ecur drejt studiove të ITV-së në Londër.