Këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila pushtoi top listat botërore me hitet e saj si “Hot right now” e “R.I.P”, më 26 maj do të përformojë në Rinora 4.

Rita Ora është ftuar të mbajë koncert më 26 maj në diskotekën Rinora 4 në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane.

Përveç përformancës së saj në ‘Rinora 4’, këngëtarja po më 26 maj do të jetë e ftuar edhe në koncertin e grupit Coldplay, i cili do të mbahet në Cyrih të Zvicrës.

Rita Ora së fundmi realizoi këngën “Party and bullshit”, e cila është pritur mjaft mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here