Rita Ora: Majlinda më bëri të qajë, jam krenare që jam kosovareRita Ora shumë krenare dhe e emocionuar me Medaljen e Artë për Kosovën.

Rita Ora ka postuar një fotografi të medalistes Majlinda Kelmendi, ndërsa është shprehur se sa krenare ndihet që është shqiptare, e veçanërisht kosovare.

Rita ka shkruar: “Ne kurrë nuk e kemi pasur mundësinë të shprehim talentin tonë, e tani që jemi të pavarur mundemi!

Gjithçka që kam bërë, kam qenë krenare që kam qenë shqiptare, jam shumë e lumtur që po shoh këtë. Kjo më bën të qaj, nuk mund të jem më krenare se kaq që jam kosovare! Vazhdo Majlinda Kelmendi, ne po bëjmë tifo për ty vajzë”, përcjellë lajmi.net.

Rita Ora: Majlinda më bëri të qajë, jam krenare që jam kosovare

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here