Rita Ora ‘kuq e zi’ në dy netët e 'XFactor UK' Rita Ora përsëri ia ka arritur të mahnitë në netët ‘live’ të shout X Factor UK.Ishte vikendi i 28 nëntorit dhe Rita Ora duket e ka dashur të shfaqë se kombi i saj po feston me veshjet që ka përzgjedhur në dy netët e X Factor.

Rita në natën e parë është dukur shumë seksi me veshjen e kuqe me dekolte shumë të thellë dhe me flokët e grimin të rregulluar për mrekulli.

Ndërsa sonte, në natën e rezultateve, ajo ka veshur një fustan të zi e të shkurtër, në të cilin është dukur shumë lezetshëm, transmeton lajmi.net.

Rita po vazhdon ende fuqishëm garën, duke mbetur trajnerja e vetme me dy konkurrente të mbetura në garë, pasi edhe këtë javë vajzat Louisa Johnson dhe Lauren Murray janë kualifikuar në katërshen finale.

Këngëtarja këtë mbrëmje ka performuar këngën ‘Coming Home’ me grupin Sigma.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here