Këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita Ora javë më parë kishte publikuar këngën “Your Song”, ndërsa sot ajo ka sjellë edhe videoklipin e kësaj kënge.

Përmes një postimi në Facebook, Ora ka falënderuar për bashkëpunimin këngëtarin Ed Sheeren dhe Michael Haussmanin.

“Your Song” ka marr afër 11 milionë klikime brenda tre javësh pasi u publikua në YouTube.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i Rita Orës ka qenë ‘Body on Me’, bashkëpunimi me Chris Brown, me të cilin ishte përfolur edhe se janë në lidhje me këngëtaren me prejardhje shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here