Rita Ora kritikohet në ‘America’s Next Top Model’Rita Ora ka filluar punën si drejtuese e spektaklit “America’s Next Top Model”.

Por që në emisionin e parë ka pakënaqësi në adresë të këngëtares shqiptare ku fansat e shout janë ankuar për mungesën e përvojës së Ritës në botën e modelimit.

“A ju kujtohet karriera e gjatë e Rita Orës në botën e modelimit? Nuk më kujtohet as mua”, ishin disa prej komenteve të fansave të shout, transmeton Telegrafi.

“Sezoni i sivjetmë është hajgare. Rita nuk është as modele”, ka shkruar një fans tjetër.

Këngëtarja, siç shkruan e përditshmja britanike Daily Mail po shpreson që të rrisë famën e saj në tregun amerikan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here