Rita OraRita Ora përballet me kritika për stilin e saj të veshjesh, për mënyrën se si vendosi që të kombinohej për të marrë pjesë në një festival në Londër.

22-vjeçarja, e cila prej disa javësh ka nisur një lidhje me DJ Harris, u ngjit në skemë me një palë xhinse, në të cilat ishte vizatuar portreti i qeshur i një njeriu,

Këngëtarja me origjinë kosovare ishte e pranishme në festivalin gay “As One in the Park”, i pari i kësaj natyre që zhvillohet në kryeqytetin britanik.

Disa ditë më parë, Rita u vendos në qendër të kritikave për veshjen e saj shumëngjyrëshe edhe në një aktivitet të zhvilluar në Derri, në Irlandën e Veriut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here