Rita Ora“Si u shndërrua nga një refugjate në një yll botëror” ky është titulli i revistës “Cosmopolitan” për numrin e shtatorit, ku Rita ora është personazhi kryesor i revistës.

E gjithë rrjedha e jetës së saj, se si u shëndërrua në një ndër këngëtaret më të famshme në botë, por jo vetëm kaq.

Ajo ka folur dhe mbi marrëdhënien që ka me Jay Z dhe Beyonce, ku ajo është shprehur se ato janë idhujt e saj.

“Jay është njëri nga idhujt e mi, ndërsa Beyonce është padyshim mbretëreshë e jetës.Ata kanë qenë miq dhe këshillues shumë të mirë. Kam mësuar shumë nga ata”, është shprehur Rita Ora në intervistën e fundit për “Cosmopolitan”.

Pyetja për ciftin e famshëm Beyonce dhe Jay Z, sigurisht që u bë pasi Rita Ora u vu në qëndër të vëmendjes së medias pasi ajo u konsiderua si “Becky me flokë të bukura” por vetë Rita i ka hedhur poshtë këto zëra, duke thënë që nuk asnjë lidhje më atë histori.

Momentalisht Rita Ora gjendet në Nju Jork për përgatitjet e spektaklit “America’s Next Top Model”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here