Rita Ora dy vite më parë ishte parë bashkë me djalin e futbollistit të njohur David Beckham, Brooklyn.

Në atë kohë u spekulua se dyshja ishin në lidhje por asnjëherë nuk u konfirmua, transmeton Indeksonline.

Rreth kësaj ka shkruar e përditshmja ‘DailyMail’ ,ku ka treguar që dy vite më parë, Brooklyn po filtronte me këngëtarën e njohur. 

Kundër kësaj romance kishte dalë nëna e Brooklyn, Victoria Beckham ku edhe ishte grindur me Ritën në një dark të përbashkët.

 
Nga ajo kohë, Victoria ia kishte ndalur djalit të saj që të takohej me këngëtaren shqiptare, shkruan ‘The Sun’.

Dy vite më parë Brooklyn ishte vetëm 19 vjeç, kurse Rita 28 vjeçare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here