Kjo është kënga e cila këngëtarja kosovar, Rita Ora, bëri bum në skenën ndërkombëtare të muzikës.Ajo në bashkëpunim me DJ Fresh, me këngën  “Hot Right Now” ka zënë vendin e parë në top-listën zyrtare të këngëve më të shitura në Britani të Madhe.

Këngëtarja 21-vjeçarje me këtë arritje fiton shpërblimin “Official Singles Chart Number 1 Award” që kohët e fundit u jepet artistëve, transmeton televizioni Kohavision.

“Jemi shumë të lumtur, faleminderit dhe është një nder i madh ta fitojmë këtë çmim”, ka thënë Rita pas pranimit të çmimit.

Mediat britanike i kanë kushtetuar hapësirë të madhe vajzës me origjinë nga Kosova, e cila tashmë ka pranë vetes personazhe të famshme.

Rita ka bashkëpunuar me The-Dream, Drake dhe Will.i.am

Ajo më parë kishte realizuar edhe një këngë me këngëtarin Craig David, këngë  që ishte shumë e pëlqyer në publikun amerikan.

Ndryshe, Rita është një nga këngëtaret më të pëlqyera të Jay Z, pasi që ky i fundit ka një numër të madh fotografish më të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here