Ditë më parë, Rita na ka lënë të kuptojmë se sa shumë është e dhënë pas alkoolit, konkretisht pas uskit.

Ajo ka zbuluar se, çdoherë para se të ngjitet në skenë, rregullisht pi uski, me qëllim që performanca e saj të jetë sa më energjike.

Ndërkaq, varësinë ndaj alkoolit, Rita e ka shfaqur edhe me postimin e disa fotografive, në të cilat shihet duke provuar disa lloje te uskit.

“Cilën ta provoj, edhe pse i di shijet e të gjithave”, ka shkruar ajo në Twitter.

Në një tjetër fotografi, ajo është shfaqur mjaftë provokuese, me gjuhën jashtë duke pasur përpara gjashtë lloje uskish, Jack Daniel’s.

Rita po jeton ëndrrën dhe suksesin e saj në muzikë, dhe ka arritur të rrëmbejë zemrat e shumë adhuruesve të cilët e çmojnë për origjinalitetin dhe stilin e veçantë.

Por, shpresojmë që ajo nuk do t’i futet rrugës së shumë artistëve botërore, të cilët kanë devijuar nga rruga e suksesit,për shkak të varësisë nga alkooli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here