ritajustinSuperylli kanadez Justin Bieber, është parë duke u argëtuar me këngëtaren shqiptare Rita Ora, në një prej clubeve të natës në New York.

Justin, i cili kishte performuar të martën në “Prudential Center” në New Jersey, është parë më vonë në club, ku ka takuar dhe ka qëndruar disa orë me Rita Orën, teksa kjo e fundit po relaksohej pas një seti fotografik për DKNY në po të njëjtën ditë në “Times Square”.

Në clubin e natës 1Oak janë parë edhe Ashlee Simpson me të dashurin e saj Evan Ross dhe Lenny Kravitz. Rita Ora momentalisht po jeton një lidhje dashurie me producentin Calvin Harris, dhe duket se ka një miqësi të mirë me Justin Bieber.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here