Rita Ora e bën rrugën sfilatëRita Ora ka arritur të bëhet një ikonë mode pothuajse në të gjithë botën. Ngado që shkon sigurohet që të tërheqë gjithë vëmendjen dhe këtë e ka bërë edhe gjatë një shëtitje në Beverly Hills.

Këngëtarja shqiptare me një veshje të guximshme të viteve të shtatëdhjeta shumëngjyrëshe e me lule dhe me pamjen e saj prej një biondine dukej shumë e bukur dhe padyshim se tërhiqte të gjithë vëmendjen, transmeton koha.net.

Ylli i muzikës pop ia ka bërë edhe një vizitë grupit të filmit “Fifty Shades of Grey 2” në Vankuver këtë javë, ku edhe do të luajë prapë një rol në këtë film.

Rita do të ketë rolin si Mia, motra e Jamie Dornan, i cili e luan rolin e Christian Grey në vazhdimin e ri.

Rita Ora e bën rrugën sfilatë

Rita Ora e bën rrugën sfilatë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here