oraPërkundër angazhimeve në realizimin e materialit të ri muzikor, Rita Ora gjithmonë gjen kohë për t’u argëtuar.

Ditë më parë, këngëtarja shqiptare e festoi ditëlindjen, pastaj udhëtoi në Abu Dhabi për ta ndjekur të dashurin e saj të spekuluar, Lewis Hamilton, në garën e fundit të Formula 1, ndërsa të martën mbrëma ka dalë në Los Angeles.

26-vjeçarja ishte veshur në një flamengo-stil, kurse ngjyrat që kishte zgjedhur ishin kuqezi.

Veshja e saj ekspozonte pjesën e sipërme dhe këmbët, ndërsa këngëtarja dukej për mrekulli.

rita

Ndryshe, Rita së fundmi ka qëndruar edhe në Londër për të promovuar albumin e saj të dytë. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here