Rita Ora thotë se në të ardhmen ajo dëshiron “foshnjën në njërën dhe mikrofonin në tjetrën dorë”, sikur idhulli i saj Beyonce Knowles.

Këngëtarja 21-vjeçare ka nënshkruar kontratë me kompaninë e Jay-Z, Roc Nation, dhe thotë se gruaja e tij Beyonce Knowles është inspirimi për të kombinuar rolin e nënës me karrierën.

“Beyonce ishte, dhe ende është, një inspirim i madh për mua. Ajo ka qenë në lojë për aq gjatë sa mendoni se është e moshuar, por ajo është vetëm 30 vjeçe”.

“Herën e parë kur e takova atë isha shumë e shqetësuar. E përqafova dhe i thash se ishte inspirimi im. Ajo është një superfemër me një karrierë dhe një familje. Shpresoj një ditë ta bëj të njëjtën gjë – foshnjën në njërin krah, mikrofonin në tjetrin”, ka thënë Rita.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here