Për shkak të përhapjes së pandemisë, qytetarët në mbarë botën po detyrohen të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja Rita Ora, në këtë kohë ka rastin të qëndrojë më gjatë pranë prindërve, motrës e vëllait.

Ajo duket se po i kalon këto ditë për mrekulli dhe nuk lejon që t’i bëhen monotone, pasi po merret me disa aktivitete që e bëjnë të relaksohet.

Rita është shfaqur pa jelek derisa ka kërkuar pak rreze te diellit në kopshtin e saj por që ka treguar se ajo ka edhe aftësi të tjera në arte që ne nuk i kemi ditur.

Ajo ka qenë e zënë që nga vetizolimi nga koronavirusit ku kohëve të fundit është bërë edhe vullnetare e sistemit shëndetësor në Britani.

Por Rita Ora sot i ka lënë pak vend imagjinatës ku është shfaqur pa sytjena në kopshtin e saj të premten.

Me anë të fotografive që postoi së fundi, Rita tha se dje u ul në kopshtin e shtëpisë dhe vizatoi një pemë, madje e bëri edhe fytyrën me ngjyrë.

Këngëtarja e hitit “Anywhere (29) ka treguar format e saj seksi derisa ka shfaqur talentin e saj edhe në pikturë, për të cilën gjë nuk e kemi ditur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here