Rita Ora mendon se fakti që një fans ka bërë tatu emrin e saj është paksa “e çmendur”.

Këngëtarja e re ka mbledhë rreth vetës brenda një kohe të shkurtën numër të madhë të fansave të cilët njihen si “Rotabots”.

Por një gjest i njërit prej tyre e ka suprizuar 21 vjeçaren.
“Dikush ka bërë tatu emrin tim. Mendoj se kjo është paska e çmendur”, tha ajo gjatë një interviste.

Rita deri më tani ka gëzuar tre herë pozitën e parë në Britaninë e Madhe me hitet, “Hot Right Now”, “How we do (Party) dhe “R.I.P”.

Albumi i saj i parë, “ORA” gjithashtu ka debutuar si albumi më i shitur, album në të cilin gjenden edhe këngë të punuara nga producent të famshëm si Will.i.am dhe Kanye West.

Ajo tha se do të kishte shumë dëshirë që bashkëpunimi i saj i ardhshëm të jetë me Pink ose Gwen Stefani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here