Rita Ora, bashkë me Emeli Sande dhe Plan B, kryesojnë listen e të nominuarve për shpërblimet muzikore të këtij viti, MOBO Awards.

Rita, garon për katër shpërblime, duke përfshirë edhe atë për artistët e rinjë, Best Newcomer.
Me këngën e saj “R.I.P”, ajo është nominuar në kategoritë për këngëtaren më të mirë femër (Best female) dhe videoklipin më të mirë (Best video), ndërsa albumi i saj debutues është në garë për tu zgjedhur si albumi më i mirë i vitit (Best Album).

Ceremonia e ndarjes së shperblimeve do të mbahet më 3 nëntor, në Echo Arena në Liverpul. Fituesit do të përzgjedhen në bazë të votimit të publikut, që është i hapur në faqen www.mobo.com .

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here