22Pas përfundimit të bashkëpunimit me Adidas, Rita tani me linjë personale…

Rita Ora nuk po e ndal punën, ajo tani vjen me befasinë e radhës.

E talentuar në shumë fusha, Rita ka treguar aftësinë e saj për dizajn në bashkëpunimin me firmën Adidas për plot 15 koleksione të veshjeve sportive, përcjell lajmi.net.

Por, pas përfundimit të kësaj periudhe artistja ka gati një linjë të saj personale të veshjeve, që pritet ta lansojë në vitin 2017.

Rita ka konfirmuar vetë këtë gjë, duke treguar se bashkëpunimi me Adidas e ka ndihmuar shumë të krijojë emër në botën e modës, madje edhe në vende ku ajo kurrë nuk ka besuar se do të njihet.

“Ne jemi duke punuar tashmë për linjën time të veshjeve, duke bërë punë të imëta por të rëndësishme në vitet e kaluara, por duhen edhe disa muaj për ta ndërtuar siç duhet, ndoshta afërsisht edhe një vit”, ka treguar këngëtarja, që edhe po përgatit albumin e saj me labelin e ri./lajmi.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here