Rita oraaaSuperylli shqiptar, Rita Ora, është nominuar në dy kategori për ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards.

Ylli shqiptar që vepron në Britani ka arritur që të jetë e nominuar në dy kategori të ngjarjes më të madhe muzikore në Evropë.

Janë kategoritë “Best Look” (dukja më e mirë) dhe “Best World Stage” (artitja më e mirë e skenës botërore) ato ku është nominuar bukuroshja bjonde.

Këngëtarja jonë konsiderohet favorite për të fituar çmim sidomos çmimin për dukjen më të mirë.

Ndër të tjerë që kanë më së shumti nominime janë Macklemore & Robin Thicke me “Thrift Shop”, Bruno Mars “Locked Out Of Heaven”, Robin Thicke me “Blurred Lines” dhe favoritja absolute, Rihanna me këngën “Diamonds”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards mbahet më 10 nëntor në Amsterdam të Holandës.

Ju mund të ndihmoni Ritën që të fitojë çmimet në kategoritë ku është nominuar duke klikuar më poshtë.

Voto Rita Orën për MTV EMA për Best Look dhe Best World Stage. 

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here