RitaRita Ora ka lansuar një video të shkurtër paralajmëruese për videoklipin e saj të radhës ‘Facemelt’, që do të publikohet më 30 prill.

Në këto pak sekonda sa Rita shihet në klip, ajo ngjan jashtëzakonisht shumë me kolegen e saj nga ‘Roc Nation’, Rihanna.

Look-u i saj ngjan shumë me atë të Rihannas, gjë e cila i ka bërë edhe mediet e huaja të shkruajnë për të këtë ngjajshmëri.
Rita Ora momentalisht është në përgatitje të albumit të saj të dytë i cili pritet të dal së shpejti.
“Jam në proces të krijimit të albumit të dytë. Jam shumë e emocionuar sepse shumë gjëra kanë ndërruar për këto tri vite dhe kam se çfarë të shkruaj”, është shprehur Rita në një intervistë dhënë së fundmi për revistën ‘Hunger’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here