Rita këngë me gruan e sajKëngëtarja Rita Ora thuhet se po punon një këngë me “gruan” e saj, modelen, Cara Delevingne.

22-vjeçarja ka ndërtuar një raport te veçantë me modelen e famshme dhe raporti i saj me të shpesh edhe është keqkuptuar dhe ka pasur aludime se ato te dyja madje kanë qenë në lidhje dashurie.

Së fundmi, Cara ka treguar interes për muzikë dhe padyshim se Rita është treguar e gatshme ti ndihmojë në mënyrë qe ajo ta realizoje albumin e parë.

Një burim i ka thënë ‘The Sun’ se Rita ka pranuar të incizoj këngë me Caran në mënyrë qe kjo të jetë kënga e debutuese e Cara-s.

“Rita i ka premtuar asaj qe të realizojnë një këngë së bashku. Ato duan ta bëjnë një këngë pop argëtuese së bashku”, ka thënë burimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here