Rita flirton me një mashkull misterioz, është i dashuri i ri?Që prej ndarjes nga ish – i dashuri Ricky Hil, Rita Ora po e shijon në maksimum këtë periudhë single. Por në fotot më të fundit të sjella nga Dailymail, artistja me origjinë shqiptare mund t’ia ketë vënë syrin dikujt tjetri.

24 – vjeçarja ndodhet me pushime në Ibiza ku u fotografua në shoqërinë e disa miqve të saj. Ajo që bie në sy nga këto foto është mënyra sesi Rita qëndron pranë një mashkulli misterioz, me të cilin shfaqet tepër flirtuese dhe e interesuar.

Siç raporton Dailymail, këngëtarja dhe mentorja më e re e “X Factor UK” shoqërohej nga stilisti i saj Kyle De’Volle, si dhe nga dy persona të tjerë, mashkulli me të cilin po flirtonte dhe një femër.

Rita dhe Ricky, djali i stilistit të famshëm Tommy Hilfiger i dhanë fund lidhjes së tyre për shkak të angazhimeve profesionale. /Klan/

Rita flirton me një mashkull misterioz, është i dashuri i ri?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here