Rita flet për ish të dashurinRita Ora ka folur hapur për ndarjen nga ish- i dashuri i saj, Calvin Harris.“Mendoja se ai më mbështeste”, tha Ora.

Këngëtarja e famshme u nda me Dj-in Harris vitin e kaluar dhe sipas saj ndoshta deri te kjo pikë erdhi pasi u përzie puna me qejfin, shkruan revista “Marie Claire”, transmeton Klan Kosova.

“Lidhja jonë arriti në një pikë të caktuar. Unë arrita deri aty sa isha e bindur se ai nuk do të gabonte. Mendoja dhe besoja se ai do të më mbështeste gjithmonë, se ai nuk do të më orientonte në diçka të gabuar”

“Është një arsye se pse ne jemi ndarë dhe pse unë jam në këtë pikë të jetës sime. Tani ndihem se kam më shumë liri në karrierën time muzikore dhe se nuk kam nevojë ti sqarojë askujt asgjë”, shtoi Ora.

Harris tani është një lidhje me këngëtaren dhe aktoren Taylor Swift.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here