Rita Ora, e cila disa ditë është duke qëndruar në Amerikë për një koncert në New York, duket se do të detyrohet t’i anulojë këto plane për shkak të stuhisë së mbrëmshme “Sendi”.

Në rrjetin social Twitter, këngëtarja kosovare ka shprehur keqardhjen e saj për popullin amerikan, duke cituar gjithashtu se ajo është e gatshme në çdo moment të vazhdojë me koncertin e planifikuar, nëse edhe fansat e saj ndihen njësoj.

E derisa po qëndron në SHBA, ajo nuk mundi t’i shmangej edhe takimit me Rob Kardashian. Edhe pse Rita në mediat tona ka mohuar për një lidhje të mundshme me Robin, në fotot që janë publikuar nga vet ai shihet e kundërta.

Nëse janë në lidhje apo mes tyre është vetëm një shoqëri e fortë ende nuk dihet, por deri më tani çifti nuk ka zyrtarizuar asgjë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here