Këngëtarja Rita Ora, gjatë fundjavës publikoi klipin e saj të ri, “Shine ya light” i cili është xhiruar në shtator në Prishtinë.

Në saje të ketij klipi , emri i Pirshtinës po përmendet në shumë media botërore të cilat po transmetojnë lajmin si rikthim të Ritës tek rrënjët e saj.
Ditëve të fundit, Ora po qëndron në SHBA, ku ka filluar turneun e saj promovues.

Ndërsa gjatë javës së ardhshme, ajo do të udhetojë drejt Britanisë së Madhe, ku do të performojë në shfaqjen për talentë “X Factor”, si e ftuar e mbrëmjes.
Përveç saj, në këtë skenë do të performojnë edhe grupi “No doubt”, të cilët Rita shpeshherë i ka përmendur si burim frymëzimi, e veçanërisht vokalisten Gwen Stefani.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë këngëtarja nëpërmjet rrjetit social Twitter, ku është shprehur shumë e emocionuar me këtë fakt, duke shënuar “Do të mund të alivanosesha tani”. /indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here