Rita dhe Hamilton festojnë bashkë Rita Ora dhe Lewis Hamilton ishin të pandashëm në festën e pilotit të Formula 1, pas triumfit në garën për Çmimin e Madh të Britanisë – raportojnë tabloidet britanike.

Në javët e fundit është duke u spekuluar se këngëtarja shqiptare dhe kampioni i botës janë në lidhje.

Ndeja e organizuar për të festuar triumfin e Hamilton dhe atë të Serena Williamsit në Wimbledon u mbajt në një klub të Londrës, ku ishin të pranishëm edhe personazhe, si Ellie Goulding, Emilie Sande dhe kampioni i boksit, Anthony Joshua.

Rita dhe Hamilton festojnë bashkë

“Rita dhe Lewis ishin të pandashëm në ndejë. Ata nuk ngopeshin me njëri-tjetrin, ishte gjë e ëmbël”, ka thënë një burim për Daily Star.Këto spekulime vijnë pasi dyshja u fotografua duke pushuar në Ulqin të Malit të Zi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here