Rita dëshiron të jetë pjesë e filmave të ardhshëm 'Fifty Shades'Rita Ora ka deklaruar se me kënaqësi do të pranonte të luante edhe në filmat tjerë “Fifty Shades”.

Këngëtarja dhe aktorja, që ishte pjesë e “Fifty Shades of Grey”, shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si pjesë e “Fifty Shades Darker” dhe “Fifty Shades Freed”.

Ajo në filmin e njohur pati rolin e Mia Grey për të cilin thotë se do të “evoluojë” shumë në filmat e ardhshëm.

“Jam fanse e madhe e librave dhe karakterit tim, Mia Grey, ajo do të zhvillohet shumë në librin e dytë dhe tretë, ngadalë por sigurt. Andaj nëse më pyesin se a do të doja të isha pjesë e filmit, sigurisht se do të pranoja”,ka deklaruar Rita për “Lorraine”, transmeton koha.net.

Anëtarja e jurisë së X-Factor më herët gjatë vitit kishte zhgënjyer fansat pasi në “Fifty Shades of Grey”, kishte rol shumë të shkurtër.

Filmi i fundit i Orës është “Southpaw”, në të cilin luan rolin e një të varure nga droga.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here