Këngëtarja e super-hitit mbarëshqiptar “Xhamadani vija-vija”, Shkurte Fejza, si duket i ka pëlqyer kaq shumë dora e fotografit Veton Osmani, kur ai i fotografoi javë më parë dy vajzat e saj, sa vendosi që edhe ajo të bëjë te i njëjti fotograf disa fotografi.

Siç e shihni në këtë foto, këngëtarja kosovare Shkurte Fejza vjen me pozimet e saj shumë elegante, si një vajzë e re. Këto foto artistja i ka realizuar për qejf dhe nuk do të jetë vetëm një, por plot një set fotografish.

Nëse duket kështu në formë dhe si një vajzë 25-vjeçare, kjo është edhe falë dorës të fotografit, pasi vetëm dy muaj më parë artistja i ka mbushur 52 vjet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here