Kohën më të madhe dua t’ja kushtoj vëllaut tim Artanit i cili është vetëm 6 vjeç dhe ka shumë dëshirë të luaj kurse unë me gjithë qejf I’a plotësoj dëshirën sepse ai më zbukuron ditën…”, thekson këngëtarja.

Si do ta përshkruanit veten me pak fjalë?
Vajzë e thjeshtë, e sinqertë si gjithë tjerat, kam respekt për të gjithë.

E ke menduar se për një kohë shumë të shkurtër do bëhësh e njohur dhe si e vogël a keni kënduar ndonjëherë?

Të them të drejtën unë prej në femijëri kam kënduar, publiku im i parë ka qenë familja, gjithmonë e kam ditur se do të bëhem këngëtare një ditë kur të rritem, por se kam pritur një sukses aq të madh për shumë pak kohë, sukseset erdhën shpejt e unë i mirëprita (qesh).

Nga kush keni pasur përkrahjen më të madhe gjat kësaj kohe dhe kush ju shtyri të mereni me muzikë?

Kuptohet që kam përkrahje familjare, po te mos ishin ata unë sot nuk do isha këtu ku jam thjesht nuk do kisha asgjë, ata më mundësuan këtë apo të them e realizuan ëndrën time dhe unë i falendëroj shumë që gjithmonë dinë të më kuptojnë dhe më tolerojnë gjithçka që unë dua asnjeherë nuk thonë Jo. Por pa e haruar iniciatorin me të madh që unë të merem me muzikë, motra ime e cila është me mua në çdo moment për gjithçka që më nevojitet, them se e kam krahun tim të djathtë….

Përveç që argëtoheni nëpër mbrëmje ku jeni e ftuar të këndoni, preferoni jetën e natës me shoqëri?

Po s’jam nga ato që dalin shpesh, vetë obligimet nuk më tolerojnë, më duhet të kujdesem për gjëra të tjera më të rëndësishme, tani kam një grumbull provimesh të cilat duhet ti kalojë por prap se prap kur kam kohë më të lirë dal me gjithë qejf, e dua jetën e natës dhe mundohem të shijoj max kur mundem….

Sa ju jep mundësinë vendi ku jeton që të ndiheni si fytyrë publike, tashmë që jeni bërë e njohur, komentoheni nga njerezit rrugës, a ju ka ndodhur të gjuajn fjalë dhe komente negative?

Më jep mudësinë edhe atë shumë bile s’me lënë rehat nga ngacmimet edhe në vetësherbim s’mundem të shkoj lirë ose do e lëshojnë këngën nëpër celularë ose do gjuajn lloj lloj fjalë por shumë pak kam dëgju rrugës fjalë të këqija nga ato të cilat i kam dëgjuar duke u komentuar rrugës kanë qenë më shumë të mira e ajo më e shpeshta “EYY O TI QE KJO KAQURELJA”, (qesh) por sidoqoftë s’me pengojnë fjalët e askujtë qoftë e mirë apo e keqe gjitha i mirëpres.

Në jetën e përditshme,perveç obligimeve shkollore,si duket një 24 orë?

24 orëshi një ditë e lodhëshme për mua por edhe e lumtur pranë familjes gjithmonë ndjehem ngrohët, natën nuk flej mezi pres të zbardh drita sepse ri deri në orët e mëngjesit shkruaj tekste, mësoj, shikoj tv, lexoj ndonjë libër, etj. Pastaj bie të flej afër ores 06 të mëngjesit kurse zgjohem në orën 14 kur s’kam obligime e kur kam punë atëherë s’flej as 4 orë e kështu me radhë, mëngjesin nuk e ha kurrë veq drekës i ndihmoj mamit kur jam në shtëpi i vizitoj të afërmit e mi por kuptohet kohën më të madhe dua t’ja kushtoj vëllaut tim Artanit i cili është vetëm 6 vjeç dhe ka shumë dëshirë të luaj kurse unë me gjithë qejf i’a plotësoj dëshirën sepse ai më zbukuron ditën…

Si tip dukesh shumë e qetë,por në rastet kur situata të del nga kontrolli, çfarë të qetëson?

Po është fakt që jam tip shumë i qetë por kur dal jashtë kontrollit është Qokollata ajo e cila më shëron, medikament i vërtetë për mua më shliron nga të gjitha, zbut nervat e mia (qesh), them se jam e varur nga Qokollata shumica s’me besojnë kur them që s’mundem pa Qokollatë e veqënërisht për kesi lloj situata më nevoitet shumë dhe gjithmonë i mbaj me vete.

Që në paraqitjet e para ke qenë shumë e pëlqyer nga publiku, keni ndonjë staf të caktuar profesionist të cilët meren me përkujdesjen tuaj: make up, veshje, koreografi, zgjedhje të këngëve,punim të videoklipeve ?

Po kuptohet që kam, për make up tim deri më sot është përkujdesur Studio In, Studio S, por ka edhe salone të tjera që kujdesen për mua por këta dy janë më profesional qe jam e kënaqur shumë nga puna që bëjnë për mua, e sa i përket veshjes e bëj vet përzgjedhjen kam shije të mirë, më ndihmojnë edhe motrat por shpesh më ndodh të bëj shooping jashtë Maqedonisë ku ka përzgjedhje shumë të mirë, për veshje s’me nevoitet stilist mendoj që gjithkush e di për vete çka është e mirë e çka jo.

Edhe pse suksesi nuk ka fund, kë konsideroni si sukses më të madh deri më tani ?

Pjesëmarja ime për 14 shkurt në Norvegji është e paharuar, isha në mesin e shumë yjeve siç janë Adelina Ismajli, Xheza, Ryva si dhe prezantusi i RTV21 Labi ku kaluam shumë mirë, unë e veçoj këtë ditë sepse ngela e befasuar nga pritja e publikut, më ngrohën shpirtin duartrokitjet e publikut, them se ishte hera e parë që këndoj në Norvegji, kam kënduar edhe nëpër vende të tjera por kjo më ka lënë shumë mbresa sepse më pritën shumë ngrohët sikur të kisha kënduar me vite, u befasova shumë, unë këtë e konsideroj si sukses shumë të madh për mua që arrita të fitoj edhe publikun e diaspores dhe që më dha vullnet për të punuar edhe më shumë..

Momentalisht çka je duke punuar?

Po punoj për një video klip të ri i cili ka filluar të më mer shumë kohë ka shumë angazhim, sepse kësaj radhe po pergaditet diçka shumë e veçant dhe shumë e rallë, jam duke bërë diçka që se ka bërë askush, por kuptohet veq kësaj po pregadis edhe këngë të reja të cilat do të keni mundësi ti dëgjoni së shpejti kurse për klip s’do kisha dashur të komentoj më shumë le të mbetet sekret se çka do t’ju sjell së shpejti.

Diçka më personale:

Çfarë do të ndryshonit tek vetja?

S’dua të hy në mëkate me Zotin jam e kënaqur kështu si më ka krijuar dhe s’do kisha ndryshuar asgjë tek vetja ime, më pëlqen kështu si dukem mendoj që s’kam nevojë për ndonjë ndryshim, dua të jem sa më natyrale.

A jeni xheloze?

Aspak bile nuk kam xhelozi ndaj askujt gjithë i dua i respektoj nuk ju flas pas shpine nuk ekziston xhelozi tek unë..

Po tolerante?

Po jam shumë tolerante toleroj shumë gjëra por kur të më vijnë në majë të hundës di të bëhem edhe agresive. Nëse të jap gishtin mos ma mer edhe krahun, kështu thotë fjala e urtë popullore (qesh).

Miku yt më i ngushtë? Po mikesha?

Sot s’ka as mik e as mikeshë as më pak të ngushtë, kam miq të thjeshtë që e kaloj ditën me ta ose më sakt që i njoh më gjatë dhe qëndroj me ta por miq të ngushtë s’kam veq motrave, mamit, që flas lirë me ta dhe ju besoj plotësisht tjerë s’kam, s’dua të kem miq të ngushtë sepse nuk i besoj askujt kurse familja ime nuk më gjuan me thikë pas shpine dhe mendoj që vetëm këta i kam miq të jetës…

Momenti juaj më i preferuar?

S’kam ndonjë moment të vacant, gjitha i preferoj..

Ka shumë sekrete të fshehura në shpirtin tuaj?
Të gjithë kanë sekrete poashtu edhe unë kam të cilat i mbaj të fshehura në shpirt dhe s’do ti dijë askush veç Zotit

Keni derdhur lot ndonjëherë?

Asnjëherë për askënd s’kam derdhur lot, sot askush se meriton lotin, veç asaj që më ka lindur..

Për ju një mashkull kur mund të quhet i bukur?

Kur të jetë vërtetë i bukur (qesh), tallem shumë pak e vlerësoj bukurinë e jashtme, dua të jetë me shpirt e zemër të mirë të jetë i sinqertë dhe të mos më tradhëtojë, unë këtë e konsideroj bukuri shpirtërore kurse ajo fizike s’luan rol të madh sepse nuk është vetëm për mua është edhe për tjerat e unë s’dua të ndaj me askënd (qesh)./yllpress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here