Dramaturgu dhe këshilltari i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Haqif Mulliqi është martuar me gruan e tij Shpresa Mulliqi, ose thënë më saktë është rimartuar pas disa viteve martesë.

Në këtë dasmë kanë qenë të ftuar një numër i madh i komunitetit artistik në Kosovë, ndërkaq të ftuar kanë qenë të gjithë punonjësit e Ministrisë së Kulturës dhe vetë ministri i Kulturës, Memli Krasniqi.

Natyrisht në këtë ceremoni nuk kanë munguar edhe artistët dhe kolegët e Haqifit, që janë artistë të Teatrit Kombëtar, por edhe aktorë filmi, skenaristë, regjisorë, etj. Pak para disa ditë një shfaqje që kishte për autor Mulliqin u dha në Bullgari./Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here