adelina tahiriKëngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri, do u rikthehet angazhimeve të muzikës, pasi një kohë i ishte përkushtuar vallëzimit në spektaklin televiziv “Dance with the Stars Macedonia”.

E përmendur shumë së fundmi, në lidhje me padinë të cilën regjisori maqedonas i DWS ka paralajmëruar do të ushtrojë ndaj këngëtares, Adelina vazhdon me planet e saj.
Ajo po pushon në shtëpi, e më pas fillon angazhimet në Kosovë e Shqipëri, angazhime këto të cilat i kishte lënë pasi u bë pjesë e garës së vallëzimit.

Këngëtarja, e cila garën e ka lënë vetëm pak javë më parë për shkak të votave të pakta nga publiku, ka qenë shumë e revoltuar për shkak të trajtimit që i është bërë në garë dhe ka theksuar se kjo garë është e montuar, pasi tashmë fituesi i garës dihet zyrtarisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here