Diva e muzikës Adelina Ismaili rikthehet me një videoklip të ri pas një shkëputje relativisht të gjatë. Adelina sapo ka përfunduar xhirimet e klipit të saj më të ri i cili është regjistruar në Francë.

Lajmi është konfirmuar nga grupi zyrtar i këngëtares Ismaili po kështu nuk ka vonuar të shpërndahet edhe nëpërmjet rrjetit social Facebook. Mësohet se Adelina është duke punuar vërtet fort për rikthimin e saj dhe surprizën në lidhje me këtë klip, dëshiron ta ruajë si të tillë deri në fund, pa nxjerrë asnjë detaj më tepër.

Të gjithë i vendosin nga pas epitetin ‘Diva’, dhe në fakt Adelina Ismaili është e tillë, pasi solli risi të shumta si edhe show, në çdo spektakël ku ka qenë pjesëmarrëse si edhe festival ku ka kënduar e konkuruar./BalkanWeb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here