Vitin e kaluar në “Tv Klan” u transmetua për herë të parë emisioni shumë i dashur për publikun “Në Kurthin e Piter Pan”. 

Në qendër të tij ishin fëmijët, të cilët me pafajësinë e tyre ju drejtonin pyetje të ftuarve specialë, që i përkisnin botës së televizionit.

Sezonin e parë programi pati shumë sukses dhe me sa duket produksioni ka vendosur ta rikthejë sërish në ekran. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram” prezantuesja e emisionit, Alketa Vejsiu ka zbuluar se më 18 shkurt emisioni do të nisë transmetimin live.
“Sezoni i ri televiziv. Kemi projekte të reja televizive në mendje, por si fillim do kthehemi me “Kurthin e Peter Pan”.18 shkurt 2019”,- shkruan Alketa krahas fotos.

Programi i cili frymëzimin e ka marrë nga përralla e njohur e ‘Piter Pan’, do të shoqërojë publikun çdo të hënë në mbrëmje.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/rikthehet-ne-kurthin-e-piter-pan-alketa-vejsiu-zbulon-daten-e-transmetimit-618246/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here