Ka kohë që këngëtarja Mimoza Mustafa nuk është parë me ndonjë projekt të ri muzikor. Ajo tani e disa muaj është duke punuar në këngën e saj më të re që do ta lansojë shumë shpejt.

Sipas Mimozës, kënga është e përgatitur nga Aida Baraku dhe Darko Dimitro dhe beson se publiku do ta mirëpres.

“Është e vërtetë që u bë një kohë që nuk kam nxjerrë në treg ndonjë këngë të re dhe tani së shpejti adhuruesit e mi do ta kenë në duar singllin e ri të punuar nga Aida dhe Darko, me të cilët jam ndarë mjaft e kënaqur. Tani presim ta emërojmë këngën dhe ta lansojmë”, ka thënë ajo për gazetën “Zëri”.

Sipas Mimozës, kënga do ta ketë edhe videoklipin që do ta përgatisë me produksionin “Labia”. Mimoza sapo të lansojë këtë këngë, do të fillojë përgatitjet për programet e vitit të ri, ndërsa sa i përket albumit tani për tani nuk e ka në plan.

“Të realizosh albume tani në këto ditë është mjaft e vështirë dhe shpenzim i kotë, ngase me të këngëtari vetëm që po humb më shumë se sa që fiton. Andaj tani për tani nuk e kam në plan të realizoj ndonjë album”, përfundon ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here