Rikthehet Bertan AsllaniNjëri nga këngëtarët më të dashur nga Maqedonia, së shpejti do t’i rikthehet skenës muzikore shqiptare.

Bertani, i cili ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri, paralajmëroi se së shpejti do të rikthehet me një këngë, të cilën e ka punuar edhe në gjuhën shqipe dhe në atë turke, transmeton Telegrafi.

I ftuar në “Një kafe me mamën”, artisti shkupjan foli për karrieren që ka ndërtuar në shtetin turk, ku është bërë pjesë e disa serialeve krah artistëve më me nam në Turqi.

Publikimi i projektit muzikor sipas artistit varet nga obligimet rreth një seriali të ri që ka nisur.

Mes tjerash ai zbuloi edhe lidhjen e tij të dashurisë, me një aktore të njohur turke, me të cilën tash e sa kohë ka filluar dhe bashkëjetesën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here