Ardian Bujupi, ish konkurrent i ”Gjermania kërkon një superyll” (“Deutschland sucht den Superstar”), po punon në karrierën e tij muzikore ndërkombëtare.

Edhepse ai nuk e fitoi konkursin për talentë DSDS, kjo nuk e pengoi atë që brenda të njejtit vit të publikojë albumin dhe dy singla, që ishin pak a shumë të suksesshme.

E pas suksesit modest, gjërat do të duhej të përmirësohen. Për këtë po punon Ardiani, i cili rikthehet me singël dhe album të ri.
Këngëtari 21 vjeçar nga Kosova, ka njoftuar se kënga dhe videoklipi me titull ”I’m feeling good” do të lansohen së shpejti.

Nga data 3 gusht, fansat e tij do të mund të gjejnë në treg CD-në e singlit të ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here