Rikthehet Arbana Osmani, por me një tjetër formatArbana Osmani do të rikthehet përsëri në ekranet shqiptare, por këtë herë me një tjetër format. 32-vjeçares i është besuar moderimi i një tjetër reality show, në të cilin do të marin pjesë personazhe publikë.

‘I Can Do That’ quhet formati ndërkombëtar me producent Rezart Agën, i menduar nga izraelianja Armoza Formats, në zhanrin reality-comedy.

Në këtë show do të përfshihen tetë personazhe të famshem, të cilët sfidojnë njëri-tjetrin me një numër artistik që nuk i përket kompetencave të tyre, por me bindjen se secili prej tyre mund ta bëjë atë.

Konkurrentët do të mund të zgjedhin numrin e tyre nëpërmjet garës së shpejtësisë në ngjitjen e shkallëve në studion televizive. Më pas, ata do të kenë një javë kohë për t’u përgatitur deri në ditën e spektalit, ku do të performojnë live numrin artistik që kanë zgjedhur.

Publiku do të jetë ai që do të vendosë fituesin nëpërmjet votimit. Emrat që do të jenë pjesë e garës nuk janë bërë ende të ditur. Producenti i këtij formati Rezart Aga, ka deklaruar se në konkurim nuk do të jenë vetëm emrat më në zë të ekranit dhe skenës, por ata do të zgjidhen në bazë të aftësive për të qenë të gatshëm në performanca të një niveli tepër të lartë, siç kërkon ky spektakël edhe në vende të tjera ku realizohet.

Spektakli parashikohet të nisë për herë të parë në Shqipëri në Tetor, në ekranin e Top Channel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here