Aktori i njohur amerikan, Leonardo Di Caprio do të rikthehet për të gjithë fansat e shumtë me një film të ri të regjisorit Martin Scorcese. 

“The Wolf of Wall Street” trajton historinë e një agjenti burse që u bë milioner ndërsa ishte vetëm 20 vjeç dhe për shkak të korrupsionit me të cilin i kishte vënë milionat e tij përfundon pas hekurave në moshën 36-vjeçare.

Di Caprio, 37 vjeç, tashmë me një pamje më të pjekur dhe më burrërore, ndryshe nga imazhi me të cilin u bë një mit në filmin ‘Titaniku’, ku ngjante me një djalosh të ri do të futet në petkun e personazhit të veçantë, me të cilin regjisori Scorcese kërkon të denoncojë skandalin e korrupsionit bankar në vendin e tij.

Ylli i ‘Titanikut’ i nisi xhirimet e filmit të ri në një bankë të New York, i veshur me rrobat tipike
të një agjenti burse të viteve ’80, ndërkohë që filmi bazohet në një autobiografi të jetës së vërtetë të Jordan Belfort (personazhi që interpreton Di Caprio), i cili në kohën e tij thirrej me nofkën “Ujku i Wall Street”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here